Wake up. Keep on dreaming.

Metodat e pergatitjes: French Press

Me popullaritet boteror, pak më pak ne Shqiper

French Press është simboli jozyrtar i kafesë së krijuar në shtëpi ne pjesen me te madhe te perendimit pervec Italise; është perdorur per gjenerata dhe ka nje perhapje te gjere.

Pse kështu?

Preferencat kane arsye te shumta, por kryesisht cmimi i lire i makinetes dhe fakti qe jane super të lehta për t’u përdorur. Krijon nje produkt me shije te vecante dhe rituali pergatitjes eshte i vecante.

Cfare te presesh Koha e pergatitjes: Jo super e shpejtë, por as super e ngadaltë. Nga (pothuajse) zierja e ujit, deri tek lenia e kafes te zberthehet dhe filxhani, do t'ju duhet rreth 10 ose më shumë minuta. Megjithatë, ndërkohë që shtypni pistonin, kerkon vëmendjen tuaj të pandarë.

Lloji i bluarjes së kërkuar E vetmja zgjidhje eshte nje bluarje e ashper. Nje bluarje e mire do te thote qe nuk ka grimca qe kalojne ne anen tjeter duke e bere pervojen jo te kendshme.

Rezultati Një kafe unike, jo e ashpër, por aromatike, veçanërisht nese keni kafe te mire. Sado mire ta pergatisni, do kete pak sediment kafe ne fund te filxhanit, kështu që shmangni pirjen me fund.

Kërkohet niveli i aftësive: Bërja e një kafeje french press e lehtë. Bërja e kafese french press shume te mire është pak më e vështirë. Nese jeni te vemendshem lejoni pak kohe qe kafja dhe uji te perzihen, dhe shtypni ngadale, ka rezultat.

Ideale per ju Nëse e doni ritualin unik që merrni nga një French Press, ose nëse keni shumë persona per t'ju pergatitur kafe

Jo aq ideale per ju Nëse jeni fanatik i ekspresit